Blerim Devolli heq dorë nga rreth 30 milionë eurot e Arbitrazhit

Blerim Devolli heq dorë nga rreth 30 milionë eurot e Arbitrazhit

Kompania Z-Mobile ka hequr dorë nga padia që i ka bërë Telekomit të Kosovës, në Gjykatën e Arbitrazhit e cila kishte vendosur që që Telekomi t’i paguaj Z-Mobile, me pronar Blerim Devolli, shumën mbi 32 milionë.

Agron Mustafa, Drejtor i Postës dhe Telekomit të Kosovës, në një konferencë për medie është nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi nga përfaqësuesi i lartë i Z-Mobile dhe Drejtorit të Postës dhe Telekomit të Kosovës Agron Mustafa.

“Jemi në bisedime qe një muaj e më shumë se bashku me Z-Mobile bisedime jo të lehta por vendimi i arbitrazhit i ka qartësuar të gjitha. Sot e kemi arritur një lajm të mirë një marrëveshje të mirëkuptimi në lidhje me vendimin e arbitrazhit ku këtë marrëveshje që e kemi arritur dhe qysh nga sot Z-Mobile është tërhequr nga padia”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se janë shpëtuar mbi 32 milion euro, ndërsa marrëveshja e arritur sot në mes të Postës së Kosovës dhe Z-Mobile parashihet që të paguhen vetëm shpenzimet për arbitrazh, por që Mustafa nuk ka pranuar të tregoj për shumën që do të paguaj.

“Ne si Telekom kemi rrezikuar seriozisht falimentimin e Telekomit dhe mbetjen e pa pagave të 3500 punëtorë të Telekomit, por tani të gjithë mund të ndihen rehat sepse Telekomi nuk do të falimentoj. Ne do të tregojmë për shume se sa do të paguhet por sot kjo gjë nuk do të mund të bëhet”, ka thënë Mustafa.

Mustafa më tutje ka thënë se mos respektimi i vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit do të dërgonte përsëri në arbitrazh ku do të sanksionohej edhe më rënd për mos respektimin e vendimit të parë./Insajderi.com