Pasi i thuri lavde Thaçit e Veselit, Rexhep Hoti bëhet nënkryetar i PDK-së

Pasi i thuri lavde Thaçit e Veselit, Rexhep Hoti bëhet nënkryetar i PDK-së

Pas pjesëmarrjes në shumë debate dhe studiove televizive në të cilat ekskluzivisht ka folur duke i thurur elozhe kryetarit të tanishëm të PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-kryetarit të kësaj partie tash presidenti Hashim Thaçi, Rexhep Hoti është bërë nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Hoti në një paraqitje televizive në RTV Dukagjini.

Hoti një adhurues i madh i liderëve të PDK-së për të cilët ka thurur lavde për Kadri Veselin e Hashim Thaçin.

Prezencën e tij në televizione ku ekskluzivisht kishte lavdëruar Thaçin dhe Veselin.

Në mars të këtij viti, kur Hotin e kishin thirrur në televizionin publik për të folur për Epopenë e UÇK-së,  ai i kishte thurur lavde Hashim Thaçit.

“Në këtë ditë të madhe për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për Kosovën, sot patëm një nismë të jashtëzakonshme, të madhe, nga presidenti i Republikës, z.Hashim Thaçi, i cili në pajtueshmëri me kompetencat që ka edhe kushtetuese edhe ligjore, në ditën e madhe, në ditët e marsit, në ditët e Epopesë i gëzoi edhe të rënët edhe të gjallët, sepse së shpejti, brenda ditëve do të procedohet edhe Ligji për ushtrinë”, kishte thënë Hoti.

“Shenjtërimi” i Thaçit e kishte vazhduar edhe më tej, kur Hoti e ka quajtur presidentin njeri që di të befasoj.

“Ky gëzim i madh përkon realisht me befasi të jashtëzakonshme të presidentit që di ti ofroj në kohën dhe vendin dhe duhur popullit t vet vendime të mëdha”, ka thënë Hoti.

Disa ditë më vonë në në emisionin “Click” të RTV 21 kishte përsëritur të njëjtat lave.

Ai e kishte përsëritur fjalinë e tij të njohur për Thaçin, duke e cilësuar si “njeri të vendimeve të mëdha”.

“Presidenti Thaçi është njeri që merr vendime të mëdha, duke bashkuar të gjithë skenën politike”, kishte thënë Hoti.

Ai kishte vazhduar tutje lavdet ndaj Thaçit.

“Nuk do të zgjatet as një muaj dhe Qeveria do ta dërgojë projektligjin në Kuvend. Më së largu deri javën e  ardhshme. Qeveria e mbështetë nismën e z.Thaçi”, kishte thënë ai.

Me të njëjtën gjuhë por tash për Kadri Veselin, ai kishte folur edhe në debatet e mbajtura gati në të gjitha televizionet për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ai e kishte cilësuar Veselin si një figurë të rëndësishme i cili sakrifikohet për të mirën e vendit.

E si zv.ministër, Hoti së fundmi bëri një skandal kur në Bienalen e Venecias, nuk e njohu artistin e pjesmarrës nga Kosova.

Pavarësisht faktit se pjesëmarrja e Sislej Xhafës në Bienalen e Venecias është mbështetur nga Ministria e Kulturës, zëvendësministri Hoti duket të mos ketë qenë i interesuar shumë se me cilin artist po përfaqësohet Kosova në këtë ngjarje të madhe kulturore.

Përderisa ofrohej te Pavijoni i Kosovës, ai është dëgjuar duke pyetur delegacionin e tij se cili është artisti, pyetjen e të cilit e kanë dëgjuar gazetarët prezent që janë duke e përcjellë Pavijonin e Kosovës.

Por duket se tërë ky “sakrifikim” i Hotit duke mos folur për vete e pak për partinë e shumë për liderin, i është shpërblyer me postin e nënkryetarit të PDK-së./Insajderi.com