Banorët nuk lejuan rrënimin e Xhamisë në Beograd

Banorët nuk lejuan rrënimin e Xhamisë në Beograd

Rrënimi i planifikuar për Xhamin në Zemun të Beogradit nga autoritet e Serbisë ka dështuar për shkak të protestës që është bërë nga banorët e fshatit.

Një numër i madh i banorëve përfshirë edhe shqiptar ishin mbledhur sot tek xhamia për të kundërshtuar rrënimin e saj, ku po vazhdohej të finalizohen punët në këtë xhami.

Pas takimit të përfaqësuesve të komunitetit të Islam me përfaqësuesit e komunës së Zemunit dhe policisë rrënimi i kësaj xhamie e shtyu për një ditë tjetër.

Shumë qytetar kishin parkuar veturat para objektit duke mos lejuar policinë dhe autoritet e komunës të i afrohen objektit fare, raporton N1.

Komuna e Zemunit pretendon se ndërtimi i kësaj xhamie është i pa ligjshëm dhe në këtë mënyrë kërkojnë ta rrënojnë objektin e ndërtuar pa leje.

Hoxha i kësaj xhamie Emin Zejnullahu dje gjatë ditës i kishte bërë thirrje të gjithë myslimanëve që t’i bashkohen kësaj proteste dhe të mos lejojnë rrënimin e saj./Insajderi.com