
Kosova është Serbi dhe sa herë që shqiptarët mendojnë që nuk është le ta provojnë me flamurin që qëndron në Kombet e Bashkuara, deklaroi ministri serb, Aleksandar Vulin.
“Nëse Kosova nuk eshtë Serbi atëherë pse shqiptarët ë Kosovës bisedojnë me Serbinë” deklaroi ndër te tjera ministri serb,Vulin, si reagim ndaj Ramush Haradinajt, i cili pati deklaruar se kur të bëhem kryeministër, Serbia nuk do të jetë në Kosovë, transmeton Tanjug.
“Nëse Kosova nuk është Serbi atëherë pse Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe pse Haradinaj ndiqet nga organet e drejtësisë serbe dhe pse lobistët shqiptarë, gjithandej botës, kërkojnë që Serbia ta ndërpresë përndjekjen ndaj Haradinajt dhe të tjerëve?”, pyet ministri serb Vulin, përcjell rtklive.
Në fund, ministri serb, Aleksandar Vulin, deklaroi se Kosova me rezolutën 1244 është territor nën administrimin e përkohshëm ndërkombëtar, ndërkaq Haradinaj kriminel i padënuar.