Asamblisti i PDK-së në Malishevë i bie pishman që e braktisi partinë

Asamblisti i PDK-së në Malishevë i bie pishman që e braktisi partinë

Ahmet Rrahmani asamblist i Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, pasi zhgënjimit që pati pasi që i pari i partisë bëri koalicion me AAK-në dhe Nismën e kishte braktisur partinë.

Por vetëm ditë pas që e braktisi, Rrahmani u kthye përsëri në PDK.

Ai thotë se pas gjithë atyre që përjetuan me Nismën për Kosovën është e pa pranueshme që përsëri të futen në një listë zgjedhore me atë parti.

“Një koalicion i tillë duke përfshirë Nismën me në një listë të përbashkët me PDK-në pas gjithë atyre zhvillimeve dhe ndarjen që është bërë me Nismën për mu ka qenë i pa pranueshme dhe një gjë të tillë e them përsëri”, ka thënë Rrahmani për Klan Kosovën.

Rrahmani në dorëheqjen e tij nga partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli kishte shkruar se po jep dorëheqje për shkak të moralit politik.

“Qëndroj prapa atyre fjalëve për shkak të kontributit të dhënë që nga themelimi i PDK së nuk është e lehtë që për një moment të hidhen poshtë”, ka thënë Rrahmani.

Asamblisti i PDK-së në Malishevë nuk po pajtohet akoma që Veseli i ka lëshuar postin e kryeministrit Ramush Haradinajt, sipas tij ky ka qenë një vendim i ngushtë,

“Ka qenë një hap i ngutshëm nga ai të heq dorë nga nominimi për kryeministri”, ka thënë ai

Kolegët e tij të partisë në Malishevë thonë se dorëheqja e tij ka qenë e ngutshme dhe më tepër emocionale pasi Rrahmani është njeri i lidhur ngushtë me PDK-në./Insajderi.com