klubi italian ka publikuar një video me gjërat që nuk k" />

Shteti i Kosovës dhe gjërat tjera që s’kanë ekzistuar kur ka debutuar Totti

Shteti i Kosovës dhe gjërat tjera që s’kanë ekzistuar kur ka debutuar Totti

Një ditë para se Francesco Totti të përmbyllë karrierën e tij afër 25-vjeçare me Romën, klubi italian ka publikuar një video me gjërat që nuk kanë ekzistuar kur mesfushori ka bërë debutimin e tij.

Në këtë video përfshihen pajisje teknologjike si Ipod, seriali Friends dhe eBay.

Por, në këtë listë është përfshirë edhe Kosova. Në video shihen një grup njerëzish teksa festojnë shpalljen pavarësisë në vitin 2008.

Totti ka njoftuar zyrtarisht se në ndeshjen ndaj Genoas, ditën e dielë, do ta veshë për herë të fundit fanellën e Romës, edhe pse dashuria e tij për futbollin, siç është shprehur vet ai, nuk do të shuhet kurrë.

Kapiteni legjendar 40-vjeçar i Romës i jep fund kështu karrierës së tij 24-vjeçare me klubin verdhekuq të kryeqytetit italian, ndoshta për t’u bërë drejtor sportiv në rangjet e larta të klubit të vetëm për të cilin ka luajtur deri më sot.

Me Romën, Totti ka shënuar 307 gola në 783 ndeshje të luajtura, që kur bëri debutimin në mars të vitit 1993, në moshën 16-vjeçare.

Totti, fitues i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006, ka fituar një titull kampion në Itali dhe dy trofe të Kupës së Italisë. Ai pritej të tërhiqej nga futbolli vitin e kaluar, por nënshkroi sërish një rinovim njëvjeçar të kontratës me klubin verdhekuq./Insajderi.com

10 things that didn't exist when Francesco Totti made his Roma…

And if you were born after 28 March 1993 well… you didn't exist either! ?

Posted by AS Roma on Friday, 26 May 2017