Tiranë, sekuestrohen gati gjysmë toni kanabis

Tiranë, sekuestrohen gati gjysmë toni kanabis

Policia e Tiranës ka sekuestruar 468 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar dy persona.

Në sajë të operacionit të koduar “Qark i mbyllur” u vunë në pranga Arif Plasa 55 vjeç dhe Besnik Berisha 48 vjeç, shkruan TCh.

Sasia e drogës është gjetur në shtëpinë e Besnik Berishës. Mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vënia në dispozicion e ambienteve për mbajtje dhe konsumim të lëndëve narkotike.