Veseli: Behgjet Pacolli është politikan i dështuar

Veseli: Behgjet Pacolli është politikan i dështuar

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në emisionin “Xing me Ermalin”, tha se kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është një politikan i dështuar.

I pyetur nga moderatori se çfarë mendimi ka për Pacollin, Veseli ka thënë se “Pacolli është një biznesmen i suksesshëm por një politikan i dështuar”.

Më tutje Veseli ka thënë se Kosova ka nevojë për bizneset e tij të suksesshme e jo për politikën e tij të dështuar.

“Ai le të merret me biznes sepse Kosova ka nevojë për biznesmen të suksesshëm e jo politikan të dështuar”.

Ndërkaq Veseli është pyetur se me cilën parti politike do të kishte dëshirë të qeveriste vendin aj ka thënë se një dëshirë të tillë do ta kishte me partinë legjendare./Insajderi.com