Veseli premton se do ta pesëfishojë eksportin

Veseli premton se do ta pesëfishojë eksportin

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se do ta pesëfishojmë eksportin e Kosovës.

Këto fjalë Veseli i tha në vizitën e tij në kompaninë “Pestova”, në Vushtri ku ishte së bashku me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj.

“Ne do ta caktojmë një objektiv, një synim të pesëfishimit të eksportit në mënyrë që produktet e Kosovës të blehen nga gjithë Bashkimi Evropian dhe me paratë të cilat vijnë në Kosovë të kemi mundësi të hapim vende të reja pune” është shprehur Veseli.

Ndër tjerash ai ka thënë se “bujqësia do të jetë prioritet për zhvillim pasi që gjashtë përqind e popullatës tonë jeton në vende rurale dhe ne do ta rrisim zhvillim e saj”, ka thënë Veseli.

Ndërsa kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj i ka dhënë përkrahje grave sipërmarrëse.

Ai është shprehur se me fillimin e ri do ti përkrahim bizneset tona.

“Do të kemi një rëndësi të veçante për gratë sipërmarrëse, gjithashtu do ti japim përkrahje investuesve tanë, do ti përkrahim bizneset tona dhe jam krenar që sot konfirmoj fillimin e ri të Kosovës, që nuk ka ndodhur kurrë deri sot që ne të jemi kaq afër me sipërmarrësin”, ka thënë Haradinaj në vizitën e tij së bashku me Kadri Veselin në kompanin “Pestova”. /Insajderi.com