Deputetja që u zvarrit nga huliganët propozohet për ministre të mbrojtjes

Deputetja që u zvarrit nga huliganët propozohet për ministre të mbrojtjes

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Zoran Zaev, ka publikuar propozimet për ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Kjo listë përbëhet prej 12 emrave ku përfshihen edhe ministrat pa portofol që vijnë nga partnerët e koalicionit të LSDM-së.

Pjesë e kësaj liste është edhe ish deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska të cilën gjatë trazirës në Maqedoni protestuesit e kishin kapur për flokësh. Ajo është propozuar nga Zoran Zaev si ministre e mbrojtjes.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka njoftuar se do të bëjë përpjekje që sa më shpejtë të jetë e mundur të përgatiten dokumentet e nevojshme dhe të dorëzohen në parlament. Kjo nënkupton se zgjedhja qeverisë së re do të mund të ndodh të mërkurën ose të enjten, shkruan Alsat-M.

Propozimet kanë marrë mbështetje nga partia e Zaevit, Lidhja Social-Demokrate, dhe dy partitë politike shqiptare, të cilat janë pjesë e koalicionit qeverisës: Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarë.

Pesë ministri dhe një dikaster pa portfol do të drejtohen nga BDI-ja, ndërsa dy ministri të tjera nga Aleanca për Shqiptarët.

Lista e ministrave të propozuar nga lideri i LSDM-së.

  1. Oliver Soasovski, ministër i brendshëm
  2. Radmilla Sheqerinska, ministre e mbrojtjes
  3. Nikolla dimitrov, ministër i jashtëm
  4. Dragan Tevdovski, ministër i financave
  5. Renata Deskoska, ministre e arsimit
  6. Goran Sugarevski, ministër për transport dhe lidhje
  7. Ljupço Nikollovski, ministër i bujqësisë
  8. Milla Carova, ministre për punë dhe politikë sociale
  9. Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike
  10. Robert Allagjozovskji, ministër i kulturës
  11. Edmond Ademi, ministër pa portofol
  12. Koço Angjushev, ministër pa portofol