
Raportohet se një person shtetas turk, në Gjilan, ka humbur jetën deri sa ishte duke punuar në një ashensor të një objekti banesor, ku ka rënë nga kati i gjashtë i banesës.
Policia njofton se viktima pas pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Insajderi.com