Haradinaj zotohet se brenda 3 muajve do të hiqen vizat

Haradinaj zotohet se brenda 3 muajve do të hiqen vizat

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur se gjatë qeverisjes së tij brenda tre muajve do të ketë liberalizim të vizave.

Këtë premtim Haradinaj e kishte bërë para disa dite në fushatën e tij parazgjedhore në një takim me qytetarët e Prizrenit.

“Edhe sot e përsëriti këtë Zotim: Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ndër tjerash ka shkruar se “ka ardhë #KohapërFillimineRi! Ka ardhë Koha për rrugën evropiane të Kosovës! Pa Viza”, ka përfunduar shkrimin e tij Haradinaj.

Fushata zgjedhore zyrtarisht do të fillojë me 31 maj dhe do të mbarojë me 9 qershor. /Insajderi.com