PDK-AAK-NISMA nuk duan të paraqiten si një parti në debate

PDK-AAK-NISMA nuk duan të paraqiten si një parti në debate

Koalicioni PDK-AAK-NISMA u ka vendosur kusht mediave që të mos marrin pjesë me vetëm një përfaqësueses në debate televizive, por me tre.

Në një njoftim zyrtar, koalicioni ka thënë se nuk merr pjesë në debate si listë e vetme, por vetëm nëse përfaqësohet me nga një zyrtar të secilës parti, PDK, AAK dhe Nisma.

Zyrtarët e PDK-së që kanë thënë se ky është qëndrim përfundimtar i cili nuk do të ndryshohet, raporton televizioni Kohavision.

Në Komisionin e Pavarur të Mediave, që rregullon obligimet që mediat kanë ndaj partive politike, thonë se, sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, subjekti i certifikuar për të garuar në zgjedhje është një, pavarësisht a janë koalicion apo një parti e vetme. /Insajderi.com