Pacolli: Rritje ekonomike 8% plus 70 mijë vende pune

Pacolli: Rritje ekonomike 8% plus 70 mijë vende pune

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka vizituar qytetin e Pejës ku ka shtjelluar pikat kyçe të programit qeverisës të koalicionit AKR-LDK.

“Pika e pare që do ta realizojmë do te jete rritja ekonomike 8%, qe do të krijojë 70 mije vende të reja pune. Përmes krijimit të zonave të lira ekonomike të cilat parashihet të jenë në rrafshin e Dukagjinit, në rrafshin e Kosovës si dhe në Anamoravë, ne do ta bëjmë këtë”, ka thënë Pacolli.

Ai ka shtuar se rritja e pagave qysh në vitin e parë do të jetë 30% e pastaj do të shkallëzohet, varësisht nga GDP-ja. Kjo do të bëhet edhe përmes jetësimit të programit tonë ekonomik”, ka thënë Pacolli.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re ka treguar edhe për investitorët e shumtë të cilët duan të vijnë në Kosovë.

Ai ka thënë se investitorët nuk vijnë në një vend me qeveri të korruptuar, nuk vijnë të punojnë me zhvatës dhe mashtrues.

“Ata janë investitorë seriozë të cilët duan garanci të funksionimit të ligjit. “Ne do ta mundësojmë këtë, koalicioni ynë do ta mundësojë rritjen e investimeve dhe shtimin e investitorëve të huaj”.