Nait Hasani harron të sharat me nënë të Njazi Kryeziut – bëhen bashkë për vota

Nait Hasani harron të sharat me nënë të Njazi Kryeziut – bëhen bashkë për vota

Njaziu Kryeziu e kishte sharë me nënë Nait Hasanin, për shkak të një kandidati për anëtar të bordit të Ujësjellësit në Prizren.

Hasani donte që për anëtar të zgjidhej një i afërm i tij i quajtur Bujar. Por, Kryeziu thoshte se Bujar Hasani është njeri i LDK-së.

“Bujar Hasani, më ka thanë Naiti o i joni”, i thoshte Adem Grabovci, Njazi Kryeziut në një bisedë telefonike në nëntor të vitit 2011. Biseda është publikuar në gusht të vitit të kaluar nga Insajderi në kuadër të serisë së përgjimeve telefonike.

“Bujar Hasani, ja q… nanën Naitit se drejtor i LDK-së osht ai. Bujar Hasani. Edhe le ta q… nanën Naiti me ta bashkë. Se drejtor i Eqremit oshtë ai”, ishte përgjigjur Kryeziu.

I shari në këtë bisedë, Nait Hasani e kishte quajtur njeri pa karakter Njazi Kryeziun.

Nuk po më interson kjo punë hiq. Secili njeri e ka karakterin e vet. Ai e ka treguar karakterin e vet”, kishte thënë Hasani.

Tash, Kryeziu e Hasani janë bërë sërish bashkë për të kërkuar vota për deputetë. Ata garojnë si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës. Kryeziu aktualisht është nën hetime së bashku me Adem Grabovcin, Zenun Pajazitin, Besim Beqajn e të tjerë.

Dega e PDK-së në Prizren ka njoftuar se Hasani e Kryeziu dhe anëtarë tjerë kanë mbëltuar lule duke krijuar me to sloganin “Fillimi i ri”.

“Kandidatët e PDK-së, nga Prizreni sot së bashku me qytetarinë politike, përfaqësuese në kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, zyrtarisht filluan fushatën elektorale dhe premtuan që denjësisht do përfaqësojnë zërin e qytetarëve në institucionin më të lartë politik vendimmarrës, gjatë mandatit të ardhshëm”, thuhet në komunikatë.

“Kandidatët e degës sonë, aktivitetin e parë e filluan me mbjelljen e luleve si kreacion: ‘Fillimi i Ri’ dhe gatishmërinë e politikës vijuese të kujdesit për ruajtjen dhe kultivimin e botës së gjallë-bimësisë, si garantuese e respektimit të vlerave universale të planetit”./Insajderi.com