Sa myslimanë duhet të vrasë ISIS-i që të kuptojmë që ndoshta feja Islame nuk është problemi?
Ishte muaji i shenjtë i Ramazanit. Pas një dite të gjatë të agjërimit, të martën, ajo e luti nënën e saj ta dërgonte në lokalin e njohur të akulloreve “Al-Faqma” i cili gjendej në rrethinën e Bagdadit. Por çfarë kishte filluar si një natë gazmore me familje – përfundoi në një tragjedi të papritur.
Thirrja e lutjeve ishte zëvendësuar nga një shpërthim shurdhues që depërtoi nëpër rrugën e mbushur me njerëz, ku një automobil i ngarkuar me eksplozivë kishte shpërthyer. Ende duke u radhitur në qoshen për akulloren e saj, nxënësja 12-vjeçare, Zynab Al Harbiya, ishte vrarë mizorisht së bashku me gjashtëmbëdhjetë të tjerë.
Dje, një bombë e ngjashme kamioni shpërheu në zemrën e zonës diplomatike të Kabulit. Shpërthimi ishte përshkruar si një shpërthim “sikur tërmet” dhe si “njëri nga më të mëdhenjtë” që kishte goditur qytetin. Së paku 90 persona janë vrarë dhe më shumë se 400 janë plagosur.
Nuk do të ketë një minutë heshtje për t’u kushtuar viktimave të tërbimit vrasës së fundit të Isis-it. Nuk do të ketë “Unë dua Bagdadin” ose thurje #NeJemiKabul. Por mizoritë që kanë goditur dy këto qytete janë po aq shkatërruese sa edhe sulmi i fundit në Manchester.
Terrori i fundit i kësaj jave na kujton që shumica e viktimave të Isis-it në fakt i përkasin religjionit që ata vet pretendojnë që e përfaqësojnë. Është e rëndësishme të ceket se shumica e myslimanëve jo vetëm se kundërshtojnë e dënojnë Isis-in por edhe durojnë peshën kryesore të brutalitetit të tij. Është një ironi pikëlluese se si grupi i cili ka numrin më të madh të viktimave të terrorizmit shpesh fajësohen për të.
Një raport nga Qendra Kombëtare Kundër Terrorizmit e SHBA-së ka gjetur se: “Në rastet kur mund të determinohen lidhjet religjioze të viktimave të terrorizmit, myslimanët janë në mes 82 dhe 97 për qind të fataliteteve përgjatë pesë viteve të fundit”. Gjithashtu ky studim thotë se myslimanët janë shtatë herë më me gjasë të jenë viktima se sa jo-myslimanët.
Sipas Indeksit Global të Terrorizmit, shtetet që më së shumti janë të prekura nga terrori janë popullata me shumicë myslimane, me ç’rast Iraku ka vuajtur më së shumti dhe më pas janë Afganistani, Nigeria, Pakistani dhe Siria.
Të premten e fundit, Jeremy Corbyn u përball me kundërshtime pasi sugjeroi një lidhje mes “luftërave që qeveria jonë ka mbështetur ose luftuar në këto shtete dhe terrorizmit në shtëpinë tonë [Britani]”.
Para vitit pushtimit të Irakut në vitin 2003, paralajmërimet e inteligjencës që aksionet ushtarake mund ta ngritin dukshëm kërcënimin në gjithë botën nga grupet terroriste ishin injoruar vazhdimisht nga Britania. Sot, realiteti është shumë më vështirë të injorohet – edhe në Britaninë e Madhe edhe jashtë.,
Cilido që është pikëpamja juaj, sulmet e pashpjegueshme të javës së kaluar – nga Manchesteri në Bagdag – kanë shpjeguar këtë: duhet të jemi mjaft të guximshëm sa të pranojmë që lufta ndaj terrorizmit nuk po funksionon. Një qasje më e mençur nga politika e jashtme britanike është rregulluar. Me vetëm një javë larg zgjedhjeve të përgjithshme, tani mund të jetë një kohë e mirë për të filluar të mendojmë për atë se çfarë në të vërtetë po e ndikon sigurinë tonë.