Hoti: Të çoroditurit janë bërë kundër nesh

Hoti: Të çoroditurit janë bërë kundër nesh

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë se zgjedhjet e 11 qershorit janë një referendum për të ardhmen e Kosovës.

Hoti ka pohuar se zhvatësit e pronës publike do të marrin dënimin e merituar, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi bërë bashkë që t’ia kthejmë nderin dhe dinjitetin. Kemi listën me njerëz me duar të pastra”, ka shtuar Hoti në hapjen e fushatës në Prishtinë.

“Kundër nesh janë bërë bashkë të çoroditurit me premtime që askush nuk mund të ju besojë”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se koalicioni i tyre është i natyrshëm, kurse koalicioni PDK-AAK-Nisma ka thënë se është koalicion interesave.

Ai ka thënë se ata do ta ulin papunësinë në vend dhe do ta integrojnë vendin në BE dhe NATO – mision këtë të cilin ka thënë se e ka pasur presidenti Ibrahim Rugova.