Drejtuesi i koalicionit të OJQ-ve, Demokracia në Veprim, Ismet Kryeziu, ka bërë të ditur se gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen me 11 qershor kjo OJQ do të ketë 2500 vëzhgues që do t’i monitorojnë zgjedhjet në gjithë territorin e Kosovës.
“Rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim i ka angazhuar 2500 vëzhgues për t’i monitoruar zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në të gjithë territorin e Kosovës”, ka thënë Kryeziu në një intervistë për Zërin.
Kryeziu, drejtues i këtij koalicioni, duke shtuar se do t’i monitorojnë zgjedhjet edhe në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, por edhe në pjesë tjera të vendit.
Kryeziu po ashtu ka bërë të ditur se do të ketë mobilizim më të madh të vëzhguesve, siç ka thënë ai, në disa “zona të nxehta” ku në të kaluarën është raportuar për vjedhje industriale të votave në mënyrë që mos të mos përsëriten keqpërdorimet e tilla.