“Kosova nuk e ka luksin për një qeveri të lodhtë”

“Kosova nuk e ka luksin për një qeveri të lodhtë”

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK dhe NISMA, Ramush Haradinaj ka thënë se “Kosova nuk e ka luksin për qeveri të lodhtë apo eksperimentale”.

Megjithatë, kryetari i AAK-së ka deklaruar se do të bëjë ndryshim pozitiv, nëse zgjedhjet kryeministër.

“Qytetarët tanë në çdo pëllëmbë të vendit po e kuptojnë dhe mbështesin masovikisht vullnetin tonë të përbashkët për ndryshim pozitiv dhe fuqizim të Kosovës. Këtë mbështetje e gjetëm sot edhe në Shtime e Lipjan”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka thënë se “kjo do të jetë historia e re e suksesit”.

“Jemi bashkuar e zotuar që Kosovës t’i japim një qeverisje zhvillimore, të përgjegjshme në vendimmarrje, të pakompromis ndaj të këqijave dhe të palëkundshme për interesat e shtetit dhe të mirën e qytetarëve”, ka përfunduar ai. /Insajderi.com