Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje fushatën zgjedhore e ka vazhduar në Malishevë.
Kurti para banorëve të kësaj zone ka thënë se shumica e popullsisë janë të varfër dhe të papunë, njofton Klan Kosova.
“Në vend se të ndërtohen fabrika është ndërtuar asfalt, në vend se të ndodhte e kundërta”.
“Qytetarëve mund të ju shkaktojnë probleme gropat në asfalt, por gropat në stomak nga varfëria i kanë problem më të madh – asfalti nuk hahet”.
Ai tutje u ka bërë ftesë malishevasve që më 11 qershor “t’ua marrin Kosovën nga dora atyre që kanë qeverisur deri tash”.
“Ne me 11 qershor e kemi shansin, e kemi rastin, çastin që t’ua marrim atyre Kosovën nga dora”.
“E ata le ta shtrëngojnë fort njëri-tjetrin në fundosjen e tyre”.
“Vetëvendosje do të hap një epokë të re të shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës”.
“Me 11 qershor le të festojmë bashkë, sepse do të fitojmë bashkë”.