Ideja e Shpend Ahmetit për debat mes subjekteve politike

Ideja e Shpend Ahmetit për debat mes subjekteve politike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë një zgjidhje për zhvillimin e një debati mes përfaqësuesve më të lartë të partive politike.

Pas refuzimit të kandidatit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, për të dalë në debat me dy kandidatët e tjerë për kryeministër, Albin Kurtin nga Vetëvendosje dhe Avdullah Hotin nga koalicioni LDK-AKR.

Haradinaj deklaroi dy ditë më parë, për Klan Kosovën, se nuk mund të dalë në debat me dy kandidatë për kryeministra, që nuk janë as kryetar të partive të tyre.

“Në qoftë se nuk po dojnë debat Ramush Haradinaj e Avdullah Hoti me Albinin ndoshta bën edhe format më i gjërë me i përfshi edhe kryetarët e partive. P.Sh. Ramushi e Kadria, Isa (Bexheti) dhe Avdullahu me Albinin e Visarin”, ka thënë Ahmeti.

I pari i Prishtinës ka kritikuar Haradinajn.

“Me thënë që debati në mes të pretendentëve për kryeminister nuk është në interes publik është goxha arsyetim palidhje”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com