Sipas ambasadorit amerikan anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është i rëndësishëm për Kosovën

Sipas ambasadorit amerikan anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është i rëndësishëm për Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përshëndetur anëtarësimin zyrtar to Malit e Zi në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Delawie, nëpërmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se anëtarësimi i shtetit malazez në NATO është një lajm shumë i mirë edhe për Kosovën.

“Urime Malit të Zi – anëtarit të 29 të NATO-s. Lajm shumë i mirë për Kosovën që të ketë një tjetër anëtar të NATO-s, fqinj në kufirin perëndimor”, ka shkruar Delawie.

Pas Shqipërisë, që u anëtarësua në vitin 2009 në NATO, Mali i Zi bëhet vendi i dytë i Ballkani Perëndimore, pjesë e kësaj aleance.