Kosovari gjendet i vetëvarur në një burg në Gjermani

Kosovari gjendet i vetëvarur në një burg në Gjermani

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se në burgun në Bielefeld, një i burgosur është gjetur në mëngjesin e të martës i vdekur në qelinë e tij.

Fjala është për një kosovar të moshës 41 vjeçare, i cili i ka marrë jetën vetes, shkruan ëestfalen-blatt.de.

I ndjeri ishte duke vuajtur dënimin për dy vepra penale: shkaktim lëndimi të rëndë trupor dhe vjedhje me grabitje, ndërsa vuajtjen e dënimit do ta mbaronte në dhjetor të vitit 2019.

Sic raportojnë mediat i ndjeri me ndihmën e çarçafit të prerë në shirita, është varur në dollapin e qelisë ndërkohë që masat e marra për ndihmë kanë qenë tepër të vonuara.

Kosovari ndodhej në burg nga 24 maji i këtij viti. Përgjegjësit e burgut në Bielefeld thonë se ai nuk kishte treguar shenja që çojnë në vetëvrasje, nuk kishte shenja depresioni, përcjell albinfo.ch. Ai, sipas drejtorit të burgut  kishte qenë agresiv, por ndaj të tjerëve.