Kontrolli ndaj kamionëve, gati 200 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut

Kontrolli ndaj kamionëve, gati 200 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut

 

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion për kontrollimin e mjeteve të rënda të transportit në autostradat Ibrahim Rugova dhe Arbër Xhaferi, që ka rezultuar me shqiptimin e 179 gjobave për shkak të shkeljeve të rregullave të trafikut.

“Gjatë realizimit të operacionit policor janë kontrolluar gjithsejtë 280 mjete të rënda transporti,  prej tyre në 179 raste janë gjetur shkelje të rregullave të trafikut rrugor dhe për pasojë janë shqiptuar po aq gjoba (179), prej tyre 45 gjoba iu janë shqiptuar ngasësve të kamionëve për drejtim të automjetit me goma të vjetruara dhe të dëmtuara”, njofton policia.

“Kontrolli policor është fokusuar, por nuk është kufizuar vetëm në: kontrollimin e gomave të automjeteve të rënda transportuese, bartjen (transportin) e gjësendeve të pambuluara (rimorkio të pa mbuluara),  regjistrimi i këtyre mjeteve etj”, njofton PK përmes një komunikate për media.