Kandidati i LDK-së vendos banerin mbi një vepër arti, reagon PDK

Kandidati i LDK-së vendos banerin mbi një vepër arti, reagon PDK

PDK në Ferizaj e ka quajtur shkelje të rregullave zgjedhore vendosjen e një baneri të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Blerim Grainca, mbi një mural.

Dega e Partisë Demoratike të Kosovës (PDK), përmes një komunikate për medie, ka thënë se posteri i Graincës është vendosur në një vepër publike të mbrojtur me rregullativa ligjore.

Sipas PDK-së, ky baner i vendosur mbi një mural paraqet cenim të të drejtës autoriale, për të cilën gjë autori e muralit mundet të inicojë procedurë gjyqësore për një akt të tillë, si dhe keqpërdorimin e pushtetit komunal, kjo për faktin se me pushtetin politik në Komunën e Ferizajt, qeveris LDK-ja.

“Aq më skadaloz është fakti se kandidati për deputet Grainca, është në lidhje të afërt familjare (djali i vëllait) me kryetarin e shtabit zgjedhor të LDK-së në Ferizaj, Faik Grainca. Qyteti i Ferizajt, është qytet që për simbolikë ka një mural, andaj aktet e tilla, të njollosjes politike të një vepre publike, janë fyerje për qytetarët dhe provokim i incidenteve mes grupeve politike, pjesë e garës zgjedhore”, ka thënë PDK-ja.

Organet monitoruese të procesit zgjedhor, mekanizmat institucional dhe joqeveritar, ekipin e realizimit të muralit, duhet që ta denoncojnë një akt të tillë, si dhe të merren masa konform rregullativës ligjore në fuqi. /Insajderi.com