Presidenti i jep pesë epitete fushatës elektorale në Kosovë

Presidenti i jep pesë epitete fushatës elektorale në Kosovë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka komentuar fushatën elektorale që po mbahet në Kosovë pasi në Prizren ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili gjithashtu është në fushatë zgjedhore për një mandat të dytë.

Presidenti Thaçi e komentoi vetëm fushatën që po e bëjnë partitë politike për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Thaçi dha 5 epitete për fushatën.

“Fushatë e qetë, konstruktive, e konkurrencës së ideve, koncepteve, fushatë moderne, tamam evropiane. Uroj që kushtoj të vazhdojë e qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje”, është shprehur Thaçi në Klan Kosova.

Ai tha se me Ramën u takuan më shumë sa për të pirë kafe së bashku.

“Kemi biseduar për të gjitha zhvillimet në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, por më tepër ka qenë një kafe miqësore”, ka thënë Thaçi.

Presidenti u kritikua sot nga LDK-ja se gjatë qëndrimit në Prizren po përfshihet në fushatën zgjedhore./Insajderi.com