Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot në Gjilan ku është takuar edhe me qytetarë të Luginës së Preshevës, për të cilët thotë se me “Fillimin e Ri” do të kenë vëmendje edhe më të madhe.
“Pas Dardanës, vazhdova në Gjilan ku kam takuar shumë qytetarë mbështetës të PDK-së, si dhe qytetarë nga Lugina e Preshevës, të cilët me Fillimin e Ri do të kenë edhe më shumë vëmendje nga Qeveria e Kosovës. Po ashtu, vizitat në fabrikën RC Cola dhe Bejta Comerce tregojnë vëmendjen që Fillimi i Ri do ta ketë për ndërmarrjet kosovare”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.
