Vuçiq do të propozojë kryeministrin e ri serb

Vuçiq do të propozojë kryeministrin e ri serb

Kryesia e partisë serbe SNS ka mbajtur një takim ku ndër të tjreash është vendosur që t’i jepet përkrahje unanime kandidatit për kryeministër që do të propozohet nga presidenti i zgjedhur Aleksandar Vuçiq.

Maja Gojkovic, Kryetare e Kuvendit të Serbisë, e cila foli për media pas takimit, ka thënë se Presidenti Vuçiq do të dalë me një propozim Brenda afatit ligjor, njofton portal pink.rs.

“Siç e kanë parë njerëzit në Serbi, ai si kryeministër e ka lënë vendin në një situatë stabile politike e financiare,” ka thënë ajo për Vuçiqin, njofton B92.

Sipas saj, anëtarët e presidencës së partisë kanë shprehur dëshirën që Vuçiq të mbetet në krye të progresistëve.