Përfaqësuesit e BE-së vlerësojnë punën e Prokurorisë së Shtetit

Përfaqësuesit e BE-së vlerësojnë punën e Prokurorisë së Shtetit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune, një delegacion nga projekti i BE-së, për mbështetjen dhe fuqizimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ekstremizmit të dhunshëm, kryesuar nga Ian McDonald, udhëheqës i ekipit.

Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi, i njoftoi të pranishmit me efikasitetin e sistemit prokurorial, duke theksuar se prokurorët  e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë  në forcimin  e sundimit të ligjit, njofton zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes një komunikate.

Kreu i Prokurorit të Shtetit, potencoi  se është i përkushtuar në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën sa më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe veprave tjera penale, duke shtuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimeve të luftës.

Ndërkaq, përfaqësuesit e projektit të BE-së, për mbështetjen dhe fuqizimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, në krye me kryeprokurorin Lumezi, shprehën gatishmërinë e tyre për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që ky projekt mund të kontribuojnë,  me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.

Konkretisht është ofruar ndihmë në ngritjen e kapaciteteve të prokurorëve në fushën e sekuestrimit dhe konfiskimit, si dhe u ofrua mbështetje në fushën e marrëdhënieve me publikun. /Insajderi.com