Pjesëtari më i ri i AAK-së, Naim Bunjaku – Xuxi ka qenë i ftuar në debatin zgjedhor në Klan Kosova për të folur për kulturën dhe nga aty ka thënë se kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-NISMA ka një platformë kulturore për Kosovën.
”Platforma e ardhshme kulturore nga AAK do të jetë me identitet, profesionalizëm dhe buxhet më të madh”, ka thënë Xuxi.
Për filmin sipas tij Hardinaj do të ndajë 2 milionë euro buxhet. Ka marrë shembullin e filmit “Shok”.
”Nëse ”Shok” nuk është marketing për shtetin tonë e nuk ka pare për të nxjerr për ta quar para shtetin e Kosovës asgjë kjo punë”, ka thënë ai.
Më pas ka kritikuar dështimin për tu anëtarësuar në UNESCO. E sipas tij, arsyeja e këtij dështimi është se “Kosova ka qenë vonë”./Insajderi.com