Hotelet në Kosovë shfrytëzohen vetëm 10 përqind

Hotelet në Kosovë shfrytëzohen vetëm 10 përqind

Hotelet në Kosovë po shfrytëzohen shumë pak, dhe kjo dëshmohet edhe në bazë të statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që ka publikuar raportin për tremujorin e parë të vitit 2017.

Pjesë e kësaj ankete ishin 130 hotele nga e tëra Kosova, me shumicën nga rajoni i Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, etj, kurse sipas anketës kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 10.11%.

Kjo përqindje ishte edhe tremujorin e katërt të vitit 2016, pra nuk ka asnjë ndryshim, shkruan albinfo.ch

“Në këtë tremujor (TM1 2017), numri i vizitorëve ishte 24 533, prej tyre 31.89 % ishin vizitorë vendorë dhe 68.11% ishin vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM1 2017 ishte 36 080, prej tyre 27.22 % e bujtjeve janë nga vendorët dhe 72.78 % janë nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 15 047 vizitorë dhe 23 246 net-qëndrime”, thuhet në njoftim.

Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Turqia, Gjermania.