Haradinaj ripërsëritë premtimet në përmbyllje të fushatës

Haradinaj ripërsëritë premtimet në përmbyllje të fushatës

I nominuari për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj në përmbyllje të fushatës ‘Fillimi i Ri’, ka treguar për pikat kryesore të programit të koalicionit që garon më 11 qershor për ta mandatuar atë kryeministër.

Me të hipë në binë, kreu i AAK’së, ka borohritur emrat e Kadri Veselit dhe Fatmir Limajt, gjatë tubimit përmbyllës të fushatës zgjedhore të koalicionit ‘Fillimi i Ri’, në Prishtinë.
Më pas ai ka treguar për projektet e qeverisë së tij.

“T’i aktivizojmë minierat, të përkrahim shpirtin tonë krijues të të rinjve, të krijojmë vlerë të re në ekonomi. Ta rrisim buxhetin e Kosovës, por jo duke i rritur taksat, por duke gjeneruar vende të reja të punës. Ti rrisim pagat, ti rrisim pensionet, ta nderojmë atdheun duke i nderuar kategorinë që dhanë kontribut, ti nderojmë të përndjekurit politik të të gjitha brezave, ti nderojmë punëtorët dhe minatorët, ta shërojmë shëndetësinë, të sigurojmë për fëmijët tanë aftësim për tregun e punës”, ka thënë Haradinajn.

“Ta ruajmë token tonë, ujin, malin. Ta ruajmë identitetin tonë, kulturorë e fetarë”, ka shtuar tutje ai në tubim njofton Express.

Kurse, Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova zhvillohet jo me veprime individuale, por me ekip.

“Besoj është e qartë ngado që kemi shkuar e kemi shpalosur pogram, problemet e vështirësitë që ballafaqohet Kosova mund t’i tejkalojmë”, ka thënë ai.

“Vizionin tonë mund ta implementojmë, jo me veprime individuale, jo me arogancë, jo me shpirtngushtësi, por ka ardhur koha që Kosova brenda vetes dhe të tjerëve të veprojë si ekip në realizimin e objektivave madhore”.

Ai ka treguar edhe njëherë në tubimin përmbyllës të koalicionit PDK, AAK, Nisma se pse u krijua ky koalicion.

“Me ne nuk humb askush, ne nuk u bashkuam për të mundur njerëzit tanë, u bashkuam për të ja dhënë një mundësi vendit tonë”, citon atë Klan Kosova.