Artikull i sponsorizuar

Hasani: Më 11 qershor jetësoni shpresat tuaja

Hasani: Më 11 qershor jetësoni shpresat tuaja

Kandidati për deputet nga Nisma për Kosovën, njëherësh edhe kryetar i degës në Gjilan, Bajram Hasani, në përmbylljen e fushatës parazgjedhore ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma është koalicioni i shpresës dhe mirëqenies qytetare.

Bajrami me anë të një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se gjatë këtyre ditëve të fushatës parazgjedhore kanë shpalosur programin për një jetë më të mirë për qytetarët e vendit.

Hasani i ka ftuar qytetarët që të dielën të gjithë t’i drejtohen kutive të votimit për t’i dhënë jetë shpresave të tyre.

Ai po ashtu tha se ky koalicion është i vetmi që i dinë hallet e qytetarëve.

Postimi i plotë i kandidatit për deputet Bajram Hasani:

Të dashur miq, sot është dita e fundit e fushatës parazgjedhore. Gjatë këtyre ditëve kemi qenë së bashku, kemi diskutuar shqetësimet tuaja dhe të gjitha ato që ju preokupojnë.

Gjatë këtyre dhjetë ditëve e kemi shpalosur para jush vizionit tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme. Besoj që ju tashmë e keni vendosur se për kënd do të votoni dhe kujt do të ia besoni katër vitet e ardhshme të jetës.

Ju ftoj që të dielën të gjithë t’i drejtoheni kutive të votimit për t’i dhënë jetë shpresave tuaja.

Koalicioni PDK-AAK-NISMA është e vetmja forcë politike që i kupton hallet tuaja. Ne jemi të vetmit që do të dimë të ruajmë kufijtë e Kosovës, do të ruajmë integritetin territorial të vendit, do tu krijojmë mundësi për punësim dhe jetë më të dinjitetshme.