Mediat serbe raportojnë për hapje të kufirit nga Kosova

Mediat serbe raportojnë për hapje të kufirit nga Kosova

Me ndërmjetësimin e BE-së, është rënë dakord se që nga sot në orën 09:00, Kosova do të lejojë të futen nga Serbia kamionët me materiale të rrezikshme-naftë dhe gaz.

Nga zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se palët janë pajtuar për të adresuar këtë problem, ku javën e ardhshme pritet të mbahet  një raund i veçantë i dialogut në nivel të ekspertëve, shkruan agjencisë e lajmeve “Tanjug” në Serbi.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, kishte vendosur masat e reciprocitetit, sa i përket eksportuesve të Serbisë, të cilët në Kosovë eksportojnë derivate të naftës. Sipas Bajramit, kishte thënë se kjo masë reciprociteti ndaj Serbisë, vjen pas shterimit të të gjitha alternativave tjera, që përmes dialogut të gjendet një zgjidhje.

Masën reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit autoritetet e Prishtinës e vendosën më 22 mars./Insajderi.com