Delawie i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Delawie i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se është i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në një postim në Twitter, Delawie ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Bazuar në raportimet e vëzhguesve, KQZ është duke bërë punë të shkëlqyeshme në organizimin e zgjedhjeve,” ka shkruar Delawie./Insajderi.com