Vetëvendosje raporton për kërcënim të vëzhguesve në Prizren

Vetëvendosje raporton për kërcënim të vëzhguesve në Prizren

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se se persona me bexha të rrejshëm janë futur nëpër dhomat e votimit në shkollën “Motrat Qirazi” në Prizren, duke kërcënuar vëzhguesit.

“Ka ndodhur një incident, disa persona janë futur nëpër dhomat e votimit të cilët kanë qenë të pajisur me bexha false dhe kanë bërë presion dhe kërcënime ndaj vëzhguesve dhe votuesve”, tha ai.

Ndërsa për bexhat tha se nuk kanë qenë nga ato zyrtare të KQZ-së.

“Bexhat nuk kanë qenë validë, nuk kanë qenë ata të cilët i ka lëshuar KQZ-ja”, ka thënë ai.

Por, Abrashi thotë që situata është sqaruar pasi kanë informuar përfaqësuesin e tyre të KKZ-së.

“Ne kemi ardhur këtu pasi antarja jonë është kërcënuar, së bashku me pjesëtarët e policisë e kemi rregulluar këtë çështje”, përfundoi ai. /Insajderi.com