Exit poll Klan Kosova nxjerr PAN-in fitues, Vetëvendosje e dyta

Exit poll Klan Kosova nxjerr PAN-in fitues, Vetëvendosje e dyta

Një exit poll i Institutit Gani Bobi ka nxjerrë koalicionin PAN si fituese të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Risia e këtyre zgjedhjeve, sipas këtij hulumtimi, është se Lëvizja Vetëvendosje, është partia e dytë më e votuar në Kosovë.

PAN ka marrë besimin e 40 për qind të votuesve, LVV 30 për qind, kurse koalicioni LDK-AKR-Alternativa 27 për qind.

Të dhënat janë grumbulluar nga 2500 respondentë, të cilët kanë treguar për cilën parti kanë votuar pasi që kanë dalë nga qendrat e votimit.