Kandidati për kryeministër të Kosovës, nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve ka prezantuar fitoren e koalicionit ku Haradinaj propozohej për kryeministër.
Haradinaj ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma prinë bindshëm si të parët në këto zgjedhje.
Fillimisht i uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhje të lira fer dhe demokratike. Besimi ju ka dhënë koalicionit PDK-AAK-Nisma fitorja është bindëse ma bindëse se sa ‘Exit Polli’ me këtë vendim sovrani na obligon ta krijojmë qeverinë”, ka thënë Haradinaj.
“Ne kemi rezultatin tonë nga mekanizmat tonë është fitore më mëdha se sa që po paraqitet në ‘Exit Poll’. Këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura në Kosovë ndonjë herë”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com