PDK ankohet se votuesit e saj nuk kanë ditur të votojnë

PDK ankohet se votuesit e saj nuk kanë ditur të votojnë

Zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha ka thënë se PDK-ja në Drenas dhe në përgjithësi është dëmtuar nga votat e pavlefshme.

Berisha duke folur për KTV-në nga Drenasi ka thënë se koalicioni PAN do të shënonte fitore të thellë sikur votuesit e tyre të mos i mbushnin gabimisht fletëvotimet.

“PDK-ja është dëmtuar nga fletëvotimet e pavlefshme. Pra qytetarët nuk kanë qenë të informuar për mënyrën e votimit”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, bëhet fjalë për më shumë se 2 mijë fletëvotime të pavlefshme e që kanë qenë votë për PDK-AAK-NISMA por që janë shpallur të pavlefshme për shkak se janë votuar më shumë se 5 kandidatë për deputet./Insajderi.com