Dardan Molliqaj, kandidat për deputet nga Lëvizje Vetëvendosje dhe sekretar organizativ i këtij subjekti politik ka folur edhe një herë për fotografinë me Hashim Thaçin.
Thotë se nuk ka qenë pjesë e asnjë partie politike përveç Vetëvendosjes.
“Nuk mundem me demantu diçka që ka ndodh dhe ç’kado që kam bërë në jetën time nuk mund ta demantoj”, tha ai në KTV.
“Nuk i bi pishman mendoj që kam bërë diçka gabim në këtë rast sepse kam gabime në jetë edhe unë si njerëzit e tjerë”, theksoi ai.