Kurti sqaron takimin me Behgjet Pacollin

Kurti sqaron takimin me Behgjet Pacollin

Albin Kurti, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të vendit, ka komentuar takimin e tij me Behgjet Pacollin e AKR-së sot në një nga hotelet e Prishtinës.

I ftuar në Rubikon të KTV-së, Kurti ka thënë se ky takim ishte i rastësishëm dhe se Pacolli i ka shprehur qëndrimin kundër bashkëpunimit me PAN-in, por edhe frikën se mos ndonjë nga deputetët e koalicionit LAA mund t’i bashkohet PAN-it.

“U takuam rastësisht. Besoj që edhe AKR njësoj si LDK-ja nuk duhet të shkojnë te PAN-i për asnjë çmim, por nuk kisha nevojë ta zgjas sepse ata ishin më të vendosur se kurrë që të mos shkojnë. E kishin hallin këtë peshkimin e individëve, mirëpo nuk erdhën te ndonjë emër i përveçëm”, ka thënë Kurti.

“Gjatë kësaj jave do të takohem edhe me njerëz të LDK-së. Është shumë e rëndësishme që dimensionet simbolike t’i zbresim e të shkojmë te ato substanciale”, ka thënë ai. /Insajderi.com