Enver Hasani sqaron se kush mund ta formojë qeverinë

Enver Hasani sqaron se kush mund ta formojë qeverinë

Zgjedhjet e 11 qershorit siç duket mund të prodhojnë një krizë te re të politikës në Kosovë. Kjo për faktin se asnjëra parti ose koalicion nuk arriti këto zgjedhje të sigurojë numrin e nevojshëm për të formuar Qeverinë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka folur për situatën e krijuar pas zgjedhjeve në vend, që fitues e kanë nxjerrë koalicionin PDK-AAK-Nisma, por që nuk ka siguruar një shumicë të votave.

Sipas Hasanit, nëse subjekti fitues i zgjedhjeve nuk arrin ta formojë qeverinë, presidenti mund t’ia japë të drejtën për formimin e qeverisë partisë që nuk e ka shumicën e vendeve në Kuvend, njofton Tribuna Channel.

“Mandati mund t’i jepet çdokujt që e ka kaluar pragun dhe që është parti parlamentare. Është detyrim kushtetues i shefit të shtetit që herën e parë t’ia japë vendit të parë, ndërsa herën e dytë mund të mandathet partia e dytë”, ka thënë ai. /Insajderi.com