Helmohen 15 studentë në Kukës

Helmohen 15 studentë në Kukës

15 studentë janë helmuar nga ushqimi që kishin konsumuar në Kalimash të Kukësit.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Tiranës, sipas të cilët studentët janë paraqitur rreth orës 01.04 në spitalin “Nënë Tereza”, të toksikuar. Pas marrjes së shërbimit mjekësor ata kanë lënë spitalin rreth orës 04.05 të mëngjesit.

Sipas hetimeve të para dyshohet se studentët janë helmuar pas ushqimit të konsumuar në një restorant në Kalimash. Hetimet do të vijojnë nga policia e Kukësit.