Kryeprokurori i shtetit vlerëson punën e ditës së zgjedhjeve

Kryeprokurori i shtetit vlerëson punën e ditës së zgjedhjeve

Kryeprokurori i Shtetit me rastin e përfundimit të procesit zgjedhor të 11 qershorit 2017, ka falënderuar  prokurorët, policët, institucionet, shoqërisë civile, mediat dhe OJQ-të për angazhimin e tyre në zgjedhjet e 11 qershorit.

Prokurori i Shtetit në një rekapitullim të punëve të bëra në ditën e zgjedhjeve, njofton opinionin publikë që duke u bazuar në kompetencat ligjore ka vepruar në të gjitha rastet e paraqitura si të dyshuara për pengimin e të drejtave të votimit dhe ato raste i ka trajtuar me prioritet, thuhet në bazë të një njoftimi nga prokuroria e shtetit.

Po ashtu prokuroria ka njoftuar se ka amrr të gjitha masat kundër atyre të cilat kanë vepruar kundër të drejtës së votimi.

“Me qëllim të marrjes së masave ligjore për të gjithë ata që në ditën e zgjedhjeve kanë vepruar kundër të drejtës së votimit, Prokurori i Shtetit duke u bazuar në procedurat ligjore menjëherë ka vepruar dhe si rezultat ka ngritur aktakuza ku dhe ka pasur  një vendim gjyqësorë”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit i ka njoftuar gjithashtu se do të vazhdojë me procedurat hetimore për të gjitha rastet e tjera që janë në procedurë penale dhe të cilat do të trajtohen me prioritet”.