Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i bindur se PDK me partnerët e saj, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën, dhe disa parti të tjera të vogla, do ta formojnë qeverinë e re të vendit.
“Ne do ta krijojmë Qeverinë, Vetëvendosje do të jetë në opozitë edhe për katër vjet”, është shprehur Veseli në RTV Dukagjini.
I pyetur se a ka PDK-ja vija të kuqe për partinë që kandidat për kryeministër ka Albin Kurtin, ai është përgjigjur duke thënë se “çdo njeri që e përkrah qytetari i Kosovës, nuk do të ketë asnjëherë vijë të kuqe”.
Megjithatë, ai i ka quajtur shqetësuese konceptet e VV-së.
“Po flasim vetëm për koncepte të cilat pak a shumë janë shqetësuese, në momentin kur s’je me të tenton të të linçojë”, ka thënë Veseli.
Kreu i PDK-së ka folur edhe për ftesat e Kurtit për partitë politike në vend, përveç PDK-së, për bashkëpunim në formimin e qeverisë së re.
“Tash duan të kenë koalicion me LDK-në… po kujt i kanë bërë diçka më zi se LDK-së këto tre vitet e fundit?”, ka pyetur Veseli.
“Janë me dhjetëra tentime. Ja ku e keni kryeministrin në largim, pyeteni çfarë veprimesh (u kanë bërë) zyrtarëve të tyre. Çfarë kanë bërë në mënyrë të hapur”, është shprehur ai.
“Sido që të jetë, është çështja e moralit të tyre. PDK s’ka vija të kuqe përjashtuese për askënd”, ka deklaruar Vesel