Mbahet sot mbledhja e Qeverisë

Mbahet sot mbledhja e Qeverisë

Kryeministri në largim Isa Mustafa sot do të merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë, e cila do të mbahet me fillim nga ora 09:00. Nuk dihet agjenda e mbledhjes së sotme.

Herën e kaluar kjo mbledhje ka dështuar pasi që kryeministrit Mustafa nuk i kanë shkuar ministrat.

Në mbledhjen e Qeverisë kishin shkuar vetëm ministrat në detyrë që vijnë nga LDK-ja por jo edhe ata të PDK-së që kanë qenë në koalicion me LDK-në që nga viti 2014.

Si shkak i mospjesëmarrjes së ministrave nga PDK-ja, kryeministri në largim e anuloi mbledhjen e fundit të paraparë për tu mbajtur para mbajtjes së zgjedhjeve. /Insajderi.com