Ahmeti: Kadri Veseli ma kujton Gruevskin dhe Maqedoninë

Ahmeti: Kadri Veseli ma kujton Gruevskin dhe Maqedoninë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti,  ka thënë se kreu i PDK-së Kadri Veseli ia kujton atij ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevskin.

“Deklaratat e Kadri Veselit dhe tjerëve nga PDK mbrëmë ma kujtojnë Gruevskin dhe Maqedoninë”, ka shkruan Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

“Republika parlamentare dhe demokracia janë të njëjta gjithandej, shumica është shumicë. Kush i ka 61 deputetë e formon qeverinë”, ka shtuar ai.

“Këtë në Maqedoni edhe në Kosovë e kanë konfirmuar edhe BE edhe ShBA. Shtoja kësaj edhe legjitimitetin politik që në Kosovë shumica e njerëzve votuan për ndryshim. Koha kur keni kërcënuar e shantazhuar të tjerët ka kaluar”, ka përfunduar postimin e tij Ahmeti./Insajderi.com