KQZ merr vendim për rinumërimin e 30 kutive të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajti sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 30 kutive të votimit për arsye të ndryshme që janë hasur gjatë pranimit të tyre në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Më tutje anëtarët e KQZ-së u pajtuan që të ketë një analizë lidhur me natyrën e pavlefshmërisë së fletëvotimeve të këtij procesi zgjedhor si dhe një analizë të gjithëmbarshme të procesit zgjedhor, që do t’i shërbente KQZ-së në organizimin sa më të mirë të Zgjedhjeve Lokale të këtij viti.

KQZ bëri të ditur se numri i fletëvotimeve pas vlerësimit të pakove me fletëvotime të ardhura përmes postës është: 5 mijë e 246, e të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Anëtarët e KQZ-së kërkuan nga Qendra e Numërimit të Rezultateve që të vazhdojnë me punën në mënyrë që sa më shpejt të arrihet deri te shpallja e Rezultateve Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme në vend.