Besim Beqaj ka të kursyera 234 mijë euro

Besim Beqaj ka të kursyera 234 mijë euro

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj, bazuar në deklarimin e pasurisë të publikuar të mërkurën nga Kundër Korrupsioni, del se ka një shumë të konsiderueshme të parave të kursyera.

Plotë 234 mijë euro është shuma që Beqaj ka deklaruar se ka në të kursyera në bankat e Kosovës. 67 mijë euro janë në emrin e tij, 116 mijë në pronësi të përbashkëta, kurse të tjerat të bashkëshortes, prindërve dhe fëmijëve.

Beqaj ka deklaruar se merr 5 paga, 26 mijë euro nga Kuvendi, 23 mijë nga angazhimi në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Pejës dhe kolegjin AAB, si dhe honorara prej 12 mijë eurosh nga Gjimnazi Cambridge.

Si pasuri të paluajtshme Beqaj ka deklaruar shtëpinë me truall në vlerën e 232 mijë euro dhe prona tjera të përbashkëta vlerën e së cilave nuk e ka treguar.

Po ashtu ai ka deklaruar edhe dy vetura në vlerën e  37 mijë eurove  dhe një kredi për shtëpi prej 24 mijë e 607 euro të cilat është i detyruar t`i kthej në një afat prej 5 viteve. /Insajderi.com