Një grua lesbike në krye të Qeverisë së Serbisë

Një grua lesbike në krye të Qeverisë së Serbisë

Serbia së shpejti mund të bëhet më gruan e parë kryeministre, nëse Ana Brnabiç, e mandatuar nga Aleksandar Vuçiq për të formuar qeverinë, arrin të sigurojë votat në Parlamentin e Serbisë.

Brnabiç vitin e kaluar u bë ministrja e parë homoseksuale e Serbisë, vend që kishte marrë epitet të keq nga mbarë bota për shkak të përkushtimit të dobët të vendit për të drejtat e komunitetit LGBT, njofton The Independent.

Javën e ardhshme, kabineti i saj ka nevojë për miratimin zyrtar nga parlamenti i Serbisë.

Brnabiç aktualisht është ministre e administratës publike dhe pushtetit lokal.

41-vjeçarja pjesërisht është arsimuar në Britaninë e Madhe dhe ShBA.